Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pas Leaos

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, portugezin Rafael Leao. “Calciomercato” raporton se Milani është i gatshëm ta lirojë Leaon në fund të këtij edicioni, por për kartonin e tij po kërkon 70 milionë euro dëmshpërblim.

Portugezi 22-vjeçar po shkëlqen këtë sezon dhe te City po shihet si përforcim i duhur. Leao ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 36 paraqitje për Milanin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa klubi italian ia ka ofruar rinovimin deri në vitin 2026 me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Krahas Cityt, Leao po përcillet edhe nga skuadra e Paris Saint Germainit.