Manchester City dhe Chelsea nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i sulmuesit Rafael Leao.
Madje, dy klubet angleze pritet zyrtarisht t’i bëjnë ofertë Milanit për shërbimet e tij, ka raportuar “Football-Italia” të premten.
Bëhet e ditur se si City ashtu edhe Chelsea po synojnë transferimin e Leaos në afatin kalimtar të janarit.
Leao ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Milanin, që i skadon në vitin 2024.
23-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira tek ekipi italian, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.