Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pas Leaos

Barcelona është futur në garë për sulmuesin e Milanit, portugezin Rafael Leao, raporton “Mundo Deportivo” të premten.

Mësohet se Barcelona po e monitoron situatën e sulmuesit, i cili ende nuk ka shprehur gatishmëri për ta rinovuar kontratën me ekipin italian.

Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa drejtuesit e klubit po mendojnë ta shesin në verë. Te Barcelona, Leao po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin, por konkurrenca për transferimin e tij është e madhe.

Krahas Barcelonës, 23-vjeçari po kërkohet edhe nga Real Madridi, Manchester Unitedi, Liverpooli e Chelsea.

Leao edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 10 herë në të gjitha garat deri më tani.