Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Leaon

Rafael Leao nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi po kalon në një formë fantastike këtë edicion te Milanin dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Leao ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me “Rossonerët”, e cila i skadon në vitin 2024.

Portugezi nuk ka arritur ende marrëveshjen me “kuqezinjtë”. Këtë situatë po synon ta shfrytëzojë Barcelona për ta transferuar 22-vjeçarin. Drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm të nisin negociatat me Milanin për transferimin e Leaos.

Portugezi këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.