Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Milanit. Forma e mirë që po kalon sulmuesi portugez ka bërë që klubi të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Sipas “Calciomercatos”, negociatat për rinovimin e kontratës po ecin mirë dhe lojtari do të mbetet pjesë e klubit “kuqezi”.
Kontrata aktuale 22-vjeçarit i skadon në vitin 2024.
“Rossonerët” i kanë ofruar rinovimin e kontratës për dy vjet, që do ta mbante atë në “San Siro” deri në vitin 2026.
Klubi italian ka njoftuar se do të refuzojë të gjitha ofertat për sulmuesin.
Leao këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.