Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao preferon të mbetet edhe më gjatë te Milani

Sulmuesi Rafael Leao nuk do të largohet nga Milani në verë. Sulmuesi i Portugalisë ka preferuar të mbetet edhe më gjatë pjesë e Milanit, raportojnë mediume të ndryshme në Itali.

Interesim për sulmuesin e klubit italian ka shprehur Manchester City. Ai pëlqehet nga trajneri spanjoll Pep Guardiola. Krahas Cityt, interesim kanë shprehur edhe Bayerni, Chelsea, Reali dhe Unitedi.

Por Leao nuk dëshiron të largohet nga Milani. Ai pritet ta vazhdojë kontratën me klubin kuqezi të Italisë. 23-vjeçari është prej vitit 2019 pjesë e Milanit, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.