Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao refuzon Chelsean dhe Realin

Rafael Leao ka refuzuar të bisedojë me Chelsean dhe Real Madridin. Sulmuesi i Portugalisë dëshiron ta rinovojë kontratën e tij me Milanin, që i skadon në qershor të vitit 2024. Kështu ka bërë të ditur të mërkurën “La Gazzetta dello Sport”.

Drejtuesit e klubit kuqezi i kanë ofruar atij një pagë prej 6.5 milionë eurosh neto në vit kundrejt 7 milionëve të kërkuar. Sulmuesi 23-vjeçar pjesë e Milanit është prej vitit 2019. Ai gjigantit italian iu bashkua nga skuadra franceze Lille. Më herët ka luajtur edhe për Sportingun e Lisbonës. Sulmuesi i Portugalisë me fanellën e Milanit në sezonin aktual ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 12 herë në 41 paraqitje në të gjitha garat. Me Milanin është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm