Rafael Leao ka refuzuar ofertën fillestare të Milanit për vazhdimin e kontratës, raporton “Football-Italia” të enjten. Arsyeja e refuzimit lidhet me ofertën e ulët për pagë që ka marrë portugezi nga klubi kuqezi.
Sulmuesi 23-vjeçar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Milani, që fitoi titullin e kampionit, duke shënuar 11 gola. Ai ka kontribuar edhe me 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A.
Milani i ka ofruar kontratë të re sulmuesit deri në vitin 2026, përfshirë me një rritje të konsiderueshme të pagës, por ai e refuzoi duke besuar se meriton më shumë.