Sulmuesi Rafael Leao mund të largohet nga Milani, pasi nuk po pranon rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
“Football-Italia” shkruan se Leao aspak nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi në kontratën e re. Thuhet se portugezi po insiston që kërkesa e tij për kontratë pesëvjeçare, me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh të plotësohet.
Në anën tjetër, Milani i ka ofruar 23-vjeçarit pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Paga aktuale e portugezit Leao është 1.3 milionë euro në vit. Ai iu bashkua ekipit italian në vitin 2019 dhe këtë edicion ka tri gola e katër asistime në shtatë paraqitje.