Milani po vazhdon bisedimet me Rafael Leaon për vazhdimin e kontratës.
Sipas “Il Giornale”, drejtuesit e klubit po tentojnë ta bindin lojtarin të nënshkruajë kontratë të re me “Rossonerët”.
Milani i ka propozuar 5 milionë euro në sezon sulmuesit ofertë që nuk është pranuar nga menaxheri i lojtarit Jorge Mendes.
Leao u ka bërë të ditur se për të vazhduar kontratën dëshiron rreth shtatë milionë euro në vit.
Kontrata e sulmuesit me “kuqezinjtë” skadon në vitin 2024.