Chelsea ka nisur bisedimet me Milanin për sulmuesin, Rafael Leao. Kështu ka raportuar të martën “La Gazzetta dello Sport”. Leao dëshiron rritje të pagës.
Ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit italian të paguhet rreth 7 milionë euro në sezon, që është një shifër që i afrohet 120 mijë euro në javë. Megjithatë, Milani pret të gjejë mirëkuptimin e portugezit për të pranuar 6 milionë euro pagesë në sezon.
23-vjeçari me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Në tetë paraqitje të sezonit aktual ka shënuar tre gola dhe ka asistuar gjashtë herë.