Rafael Leao mund të largohet nga skuadra e Milanit deri në fund të afatit kalimtar. “Calciomercato” ka shkruar të martën se numri i skuadrave që po insistojnë për transferimin e tij është i madh.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Manchester City dhe Chelsea kanë shprehur interesim për portugezin që po vlerësohet shumë. Te Milani janë të gatshëm ta lirojnë 23-vjeçarin nëse marrin një ofertë deri në 90 milionë euro.
Leao ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratën me klubin italian që i skadon në vitin 2024 për shkak të kërkesave të mëdha. Ai këtë edicion ka dy paraqitje në kampionatin italian.
Artikuj të ngjashëm