Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao kërkon rritje page për të mbetur te Milani

Milani dhe Rafael Leao po vazhdojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Forma e mirë e sulmuesit portugez ka bërë që shumë skuadra të njohura të shprehin interesim për të.

Por drejtuesit e klubit italian kanë vendosur t’ia rrisin pagën lojtarit për ta bindur të vazhdojë kontratën.

“Calciomercato” ka bërë të ditur të premten se Leao ka kërkuar rreth 6.5 milionë euro në sezon për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin italian.

23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.