Milani mund ta shesë Rafael Leaon nëse merr një ofertë prej 70 milionë eurosh këtë verë, raporton “Calciomercato”.
Drejtuesit e liderit të Italisë janë duke negociuar për vazhdimin e kontratës me 22-vjeçarin. Portugezi me Milanin ka kontratë deri në vitin 2024. Sulmuesi në kontratën e re ka kërkuar pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh, kërkesë e cila është refuzuar nga Milani.
Te klubi italian mendojnë se mund të përfitojnë nga shitja e portugezit. Pjesë e Milanit, Leao është që prej gushtit të vitit 2019 kur u pat transferuar nga kampioni i Francës, Lille.
Edicionin aktual reprezentuesi i Portugalisë ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 38 paraqitje.