Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani do t’i ofrojë kontratë të re Leaos

Bordi i Milanit do të takohet me babanë e futbollistit, Rafael Leao, për të diskutuar për kontratën e re.

“Kemi besim për se do të nënshkruajmë marrëveshje të re”, ka thënë drejtori i Milanit, Frederic Massara, njoftoi gazetari i njohur Fabrizio Romano të martën.

Në ditët e ardhshme, Milani do t’i ofrojë marrëveshje të re sulmuesit portugez, për të cilin kanë shprehur interesim klubet e mëdha evropiane, Manchester United, Chelsea e PSG.

Kontrata aktuale, Leaos i skadon në verën e vitit 2024.

Ai ka klauzolë të lirimit prej 150 milionë eurosh.

23-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë herë në 13 ndeshje këtë sezon.