Pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germaini dhe ekipet e Premier Leagues, Milani dëshiron t’ia rinovojë kontratën sulmuesit Rafael Leao.
“Football-Italia” ka raportuar të martën se palët kanë nisur negociatat dhe gjasat janë të mëdha që Leao ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2026. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2024.
Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon me 13 gola në të gjitha garat dhe në marrëveshjen e re atij i është ofruar pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.
Po ashtu edhe Leao po dëshiron të mbetet në “San Siro” pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion. Për 22-vjeçarin, PSG-ja është gati të ofrojë 70 milionë euro.