Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio rrezikon të humbë pikë nëse konfirmohet se mashtroi me testet për COVID-19

Disa futbollistë të Lazios mund të merren në pyetje nga hetuesit, pasi klubi po përballet me heqjen deri në tri pikë, sipas raportimeve në Itali.

Federata Italiane e Futbollit ka nisur hetimin pasi Ciro Imobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha dy herë rezultuan negativë në testin për COVID-19, por ishin pozitivë kur u testuan nga UEFA dhe një laborator tjetër në Romë.

Klubi po hetohet për mashtrim në dokumente publike dhe neglizhim të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Të enjten, shefi mjekësor i Lazios, Ivo Pulcini, u intervistua nga federata si dëshmitar dhe sipas “Corriere dello Sport”, edhe lojtarët e Lazios tani mund të intervistohen në ditët në vijim.

Sipas “Ill Messaggero”, Lazios mund t’i hiqet nga një deri në tri pikë nëse del fajtore.