Claudio Lotito sipas “ANSA-s”, është suspenduar për shtatë muaj dhe Lazio është gjobitur me 150 mijë euro për thyerjen e protokollit për COVID.
Agjencia e lajmeve ka njoftuar se kryetari i lacialëve ka marrë dënim për shtatë muaj, ndërsa mjekët e klubit, Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini, janë suspenduar për 12-të muaj.
Gjykata Federale Shtetërore thuhet se Lazion po ashtu e ka dënuar me 150 mijë euro.
Nëpërmjet komunikatës për shtyp ka reaguar klubi i Lazios, që ka thënë se do të ankesë për këto dënime.
Artikuj të ngjashëm
-
Lazio ankohet në shkallën e dytë pas dënimeve që mori për shkelje të masave
-
Anulohet stërvitja te Lazio, Sarri fjaloset me futbollistët
-
Lazio rrezikon të humbë pikë nëse konfirmohet se mashtroi me testet për COVID-19
-
Lazio rrezikon përjashtimin nga Serie A, pretendohet se shkeli protokollin shëndetësor
-
Lazio i kërkon lojtarëve të pranojnë ulje të pagës