Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rëndohet situata te Lazio, lëndohet edhe Pedro

Problemet me lëndime janë bërë edhe më të mëdha te skuadra e Lazios para ndeshjes me Juventusin. Pedro është dashur të largohej më herët nga stërvitja ndërsa Ciro Immobile është në dyshim.

Ndeshja do të Lazio-Juventus do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” të shtunën, ndërsa Maurizio Sarri do të luajë ndaj ish-skuadrës për herën e parë.

Immobile nuk ishte në formë të mirë fizike gjatë detyrës me Italinë për shkak të problemit në pulpë. Adam Marushiq vuan nga koronavirusi ende, teksa Manuel Lazzari është kthyer në stërvitje të mërkurën.

Nëse Pedro dhe Immobile nuk arrijnë që të jenë të gatshëm në kohë, opsion mbetet Vedat Muriqi dhe Mattia Zaccagni.

Artikuj të ngjashëm