Lazio e ka shënuar fitoren e gjashtë këtë sezon në Serie A.
Ekipi nga Roma ka fituar ndaj Salernitanas me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 12-të të elitës së futbollit italian.
Ciro Immobile (31’), Pedro (36’) dhe Luis Alberto (69’) shënuan golat e triumfit për ekipin që po drejtohet nga trajneri Maurizio Sarri.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, edhe në këtë ndeshje ishte në bankën e rezervistëve dhe nuk u inkuadrua fare në lojë. Në bankë qëndroi edhe portieri Thomas Strakosha.
Me 21 pikë, Lazio renditet në vendin e pestë. Derisa Salernitana është e 19-ta me shtatë pikë.