Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio me lehtësi mposht Cagliarin

Skuadra e Lazios ka marrë fitore në udhëtim në xhiron e 28-t të Serie A. Të shtunën mbrëma, Lazio triumfoi 3:0 ndaj skuadrës së Cagliarit.

Ciro Immobile (19') nga penalltia, Luis Alberto (42') dhe Felipe Anderson (62') shënuan për fitoren e Lazios.

Te Lazio, i pazëvendësueshëm ishte portieri Thomas Strakosha kurse Elseid Hysaj nuk u inkuadrua fare.

Lazio duelin e mbylli me një lojtar më pak, pasi Adam Marushiq u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 89-të pas dy të verdhëve.

Me këtë fitore, Lazio ka tubuar 46 pikë kurse Cagliari mbetet në kuotën e 25 pikëve.