Lazio është ndalur në barazim pa gola të shtunën mbrëma në udhëtim nga Cagliari.
Ndeshja ndërmjet Cagliarit dhe Lazios i takoi xhiros së 26-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Lazion ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore në kampionat. Ndërsa edhe për Cagliarin ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore.
Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri Alen Sherri. Ndërsa në stol te Lazio ishte Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Cagliarit, Yerry Mina, u përjashtua nga loja në minutën e 85-të për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Lazio ka 34 pikë, kurse Cagliari ka pesë pikë më pak. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.