Skuadra e Udineses ka shënuar gol në minutën e 95-të për ta shmangur humbjen nga Lazio.
Lazio u ndal në barazim 1:1 nga Udinese të shtunën mbrëma në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Serie A.
Matias Vecino e kaloi në epërsi Lazion në minutën e 80-të. Por në sekondat e fundit, Keinan Davis, i barazoi shifrat për t’ia mohuar fitoren Lazios.
Për Lazion ishte barazimi i dytë rresht dhe i treti në katër ndeshjet e fundit në kampionat.
Te Lazio për shkak të lëndimit mungoi reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Lazio ka 24 pikë, kurse Udinese ka dy pikë më pak. Të dyja skuadrat janë në mesin e tabelës.
-
27 dhjetor 2025 20:39
-
Shpërndaje në: