Skuadra e Salernitanas ka hapur xhiron e 13-të në Serie A me fitore të madhe 2:1 ndaj Lazios. Të shtunën, Salernitana ka mposhtur skuadrën e Lazios me rikthim të rezultatit.
Salernitana ishte në disavantazh prej pjesës së parë, por me dy gola të shënuar në të dytën, arriti ta regjistrojë fitoren e parë këtë edicion. Me këtë fitore, Salernitana ka tubuar tetë pikë dhe mbetet e fundit në tabelë.
Lazio që ka 17 pikë, e zhbllokoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë. Sulmuesi Ciro Immobile u tregua i saktë nga penalltia për ta kaluar Lazion në epërsi.
Salernitana barazoi rezultatin me golin e mesfushorit Grigoris Kastanos në minutën e 55-të. Ndërkohë, fitoren Salernitanas ia siguroi ish-futbollisti i Lazios, Antonio Candreva me golin fantastik në minutën e 66-të.
Te Lazio, në 20-të minutat e fundit të ndeshjes, u inkuadrua mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj.