Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio fiton bindshëm ndaj Salernitanës

Lazio ka shënuar fitore bindëse të shtunën në udhëtim te Salernitana me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 22-të në Serie A.

Ciro Immobile kaloi në epërsi Lazion në minutën e shtatë për 1:0. Sulmuesi italian shënoi edhe në minutën e 10-të për 2:0.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe një herë. Ishte Manuel Lazzari që në minutën e 66-të shënoi për 3:0.

Në këtë ndeshje titullar te Lazio ishte Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, derisa në bankën rezervë qëndroi Vedat Muriqi.

Te Salernitana 90 minuta luajti Federic Veseli.

Artikuj të ngjashëm