Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio forcohet në pozitën e dytë

Lazio ka shënuar edhe fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit të Italisë, Serie A.

Me pikët e plota të marra në udhëtim te Spezia të premten mbrëma, Lazio forcohet edhe më shumë në pozitën e dytë. Tani ka 61 pikë në 30 ndeshje.

Lazio të premten mbrëma mposhti Spezian me rezultatin 3:0. Ciro Immobile nga penalltia në minutën e 36-të, Felipe Anderson në minutën e 52-të dhe Marcos Antonio në minutën e 89-të, ia siguruan fitoren mysafirëve. Nga minuta e 84-t, Spezia luajti pa Ethan Ampadun, që mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshje.

Elseid Hysaj te Lazio e kompletoi ndeshjen.