Skuadrës së Lazios i ka mjaftuar goli i brazilianit Felipe Anderson në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen ndaj Lecces. Lazio, të dielën, triumfoi me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A të Italisë. Golin e fitores, Anderson e shënoi në minutën e 58-të pas asistimit të Luis Albertos.
Me këtë fitore, Lazio ka tubuar 33 pikë, 12 më shumë se Lecce që renditet jashtë dhjetëshes në tabelë. Te Lazio në stol ishte Elseid Hysaj, ndërsa te Lecce gjatë tërë ndeshjes luajti Ylber Ramadani, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Ndërkohë, Medon Berisha ishte në stol te skuadra e Lecces.
Artikuj të ngjashëm