Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio favorit për Bernardeschin

Federico Bernardeschi pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios në fund të këtij sezoni.

“Calciomercato” ka shkruar të hënën se Lazio është favorit për transferimin e Bernardeschit, pasi në parim ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe po punon në detajet e fundit të marrëveshjes.

Bernardeschi te Lazio do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Juventusin. 28-vjeçari ka dy gola e gjashtë asistime këtë edicion në 33 ndeshje, ndërsa pjesë e Juventusit është prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Fiorentina.

Artikuj të ngjashëm