Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio falënderon Thomas Strakoshën

Lazio ka falënderuar portierin shqiptar, Thomas Strakosha, për kontributin e dhënë me fanellën e ekipit italian.

Në një postim në rrjete sociale, ekipi italian ka publikuar të dielën një fotografi të veçantë të Strakoshës.

“Së bashku luftuam, djersitëm dhe fituam. Faleminderit!”, shkroi klubi.

Strakosha do të largohet në qershor nga ekipi italian. Ishte pjesë e Lazios që nga viti 2012.

27-vjeçari nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Premier League, ku ka arritur marrëveshje personale me Fulhamin