Lautaro Martinez ka shënuar gol në kohën shtesë për t’ia siguruar Interit trofeun e parë të vitit.
Të hënën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, Interi e mposhti Napolin me rezultatin 1:0, në finale të Superkupës së Italisë. Martinez e shënoi golin e fitores në minutën e 91-të.
Interi prej minutës së 60-të e kishte një lojtar më shumë në fushë. Giovanni Simeone i Napolit u përjashtua me karton të kuq, përkatësisht me dy kartonë të verdhë.
Amir Rrahmani u paraqit në qendër të mbrojtjes së Napolit dhe kishte ndeshje të mirë. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Në gjysmëfinale, Interi kishte fituar 3:0 ndaj Lazios, ndërsa Napoli po me 3:0 e kishte mposhtur Fiorentinan.
Interi është fitues në fuqi i Kupës së Italisë. Superkupën e ka fituar për herë të tetë. E fitoi edhe në vitin 2022 e po ashtu në vitin 2021.
Interi është në garë për titull të kampionit në Serie A.