Lautaro Martinez ka shënuar dy gola për t’ia siguruar Kupën e Italisë skuadrës së Interit. Të mërkurën mbrëma në finale, Interi fitoi 2:1 ndaj Fiorentinas.
Finalja u zhvillua në “Stadio Olimpico” në Romë. Sfida finale u vendos në pjesën e parë. Në fakt Fiorentina kaloi në epërsi që në minutën e tretë.
Nicolas Gonzalez ishte realizator. Martinez barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 29-të, ndërsa për 2:1 shënoi në minutën e 37-të.
Interi ka fituar edhe Superkupën e Italisë, ndërsa më 10 qershor paraqitet në finale të Championsit. Në Stamboll do të përballet me Manchester Cityn. Interi ka fituar Kupën e Italisë për herë të nëntë. Këtë trofe e kishte fituar edhe vjet.