Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Lazion për të kaluar në finale të Superkupës

Skuadra e Interit ka kaluar në finale të Superkupës së Italisë, ku do të përballet me Napolin.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të luajtur të premten mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, Interi e mposhti Lazion me rezultatin 3:0.

Sulmuesi Marcus Thuram e kaloi Interin në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e 17-të pas asistimit të Federico Dimarcos.

Golin e dytë për Interin, e realizoi Hakan Calhanoglu nga penalltia në minutën e 50-të. Fitoren bindëse të Interit në këtë takim, e vulosi Davide Frattesi në minutën e 87-të.

Kristjan Asllani u inkuadrua tek Interi në minutën e 81-të, ndërsa Elseid Hysaj dy minuta me vonë hyri në lojë te Lazio.

Edhe Pas titullit, Interi e fiton edhe Kupën e Italisë Futboll Pas titullit, Interi e fiton edhe Kupën e Italisë

Finalja e Superkupës së Italisë, do të luhet të hënën prej orës 20:00.

Interi është fitues në fuqi i Kupës dhe Superkupës së Italisë, ndërkohë Napoli edicionin e shkuar u shpall kampion në Serie A.