Ndonëse ka mbi katër vjet përvojë në UFC, luftëtari shqiptar Ilir Latifi, vlerëson se ende nuk ka shfaqur tërë potencialin që ka.
Latifi 34-vjeçar është i vetmi shqiptar në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA), shkruan sot Koha Ditore.
Në UFC (Ultimate Fightingh Championship), Latifi ka debutuar në prill të vitit 2013. Luftën e ardhshme e ka të shtunën në Edmonton të Kanadasë.
Zhvillon njërën prej luftërave në bllokun kryesor (Main Card) në ngjarjen "UFC 215: Johnson vs Borg". Lufta kryesore në këtë ngjarje është ajo në mes Demetrious Johnson dhe Ray Borg në peshën mizë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.