Luftëtari i njohur shqiptar i arteve marciale të përziera, Ilir Latifi, ka pësuar humbje të shtunën mbrëma në Las Vegas nga braziliani Rodrigo Nascimento Ferreira, në kuadër të serisë UFC.
Meçi i kategorisë së rëndë, i zhvilluar në tri runde, përfundoi me fitore me pikë të brazilianit Nascimento.
Për Latifin 39-vjeçar ishte meçi i parë që nga 1 tetori i vitit të kaluar, kur e mposhti Aleksei Oleinikun.
Latifi në UFC ka nëntë fitore e shtatë humbje.