Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

UFC, Brahimaj pëson humbje me ndërprerje

Ramiz Brahimaj - Neil Magny

Në njërën prej meçeve të para në mbrëmjen “UFC 303” në Filadelfi u paraqit luftëtari shqiptar, Ramiz Brahimaj.

Ai pësoi humbje me ndërprerje në raundin e dytë nga amerikani Neil Magny. 

Magny e zuri në pozitë të keqe Brahimajn dhe lidhi shumë goditje para se gjyqtari të ndërhynte dhe t’i jepte fund luftës së kategorisë uelter.

33-vjeçari Brahimaj, që jeton në SHBA, tani ka dy humbje rresht në UFC. Bilanci i tij në MMA është 13 fitore e shtatë humbje. Vetëm për herë të dytë ka humbur me ndërprerje. 

Në UFC, që është seria kryesore në Artet Marciale të Përziera (MMA), bilanci i Brahimajt është pesë fitore e pesë humbje.