Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Islam Makhachev mbron titullin dhe vendos rekord

Islam Makhachev

Hunda, faqja e djathtë dhe balli i Islam Makhachevit u gërvishtën dhe u prenë. Në faqen e majtë luftëtari kishte një mavijosje të madhe, pasi mori disa goditje brutale në fytyrë.

Ai mund të mos dukej siç duhet, megjithatë Makhachev ishte përsëri fitues. Dhe po ashtu theu një nga rekordet më të qëndrueshme të UFC-së.

Makhachev vendosi rekord të UFC-së me fitoren e 17-të radhazi. E mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve irlandezin Ian Machado Garry, për ta mbrojtur me sukses titullin e kampionit në kategorinë uelter. Ishte lufta kryesore në “UFC 330”, që u mbajt në orët e para të së dielës në Filadelfi.

49:46 ishte rezultati sipas dy gjyqtarëve, ndërsa një tjetër vlerësoi 48:47 në të mirë të luftëtarit nga Dagestani i Rusisë.

Ishte një luftë garuese në pesë raunde, por jo shfaqje madhështore, shkruan AP.

Edhe Islam Makhachev vazhdon të shkruajë histori në UFC Luftarake Islam Makhachev vazhdon të shkruajë histori në UFC

“Ai e bëri të vështirë për mua”, tha Makhachev. “Por unë ende dëshmohen në çdo luftë”.
Makhachev tani ka 29 fitore e një humbje në Artet Marciale të Përziera (MMA). UFC është seria kryesore në MMA. 

Makhachev dhe Anderson Silva, kishin nga 16 fitore radhazi në UFC. Por Makhachev tani i ka 17 fitore rresht, si askush tjetër. Ai nuk ka humbur që nga viti 2015. Titullin e kampionit në kategorinë uelter e fitoi në debutim në këtë kategori, ndaj Jack Della Maddalena më 15 nëntor të vitit të kaluar.

34-vjeçari Makhachev gati sa nuk e përfundoi luftën në raundin e dytë. E goditi me këmbë në kokë dhe e rrëzoi Garryn. Makhachev vazhdoi sulmin me disa grushte dhe 20 mijë shikuesit në arenë prisnin përfundim të shpejtë. Por Machado Garry rezistoi dhe e përfundoi raundin.

Machado Garry e fitoi raundin e tretë dhe bëri shtatë goditje në raundin e pestë, ndërkohë që Makhachev nuk e ksihte asnjë. Por nuk bëri mjaftueshëm për ta mposhtur legjendën e UFC-së.

Edhe Nënkampioni botëror mezi iu kthye karatesë pas dënimit nga federata Luftarake Nënkampioni botëror mezi iu kthye karatesë pas dënimit nga federata

“Besova me zemër dhe shpirt se isha më i mirë se ai sonte. Dhe ai fitoi. Pa ankesa, pa arsyetime. Jam 28-vjeçar, kam një dekadë dominimi tani. Ky burrë fitoi sonte”, tha Machado Garry.

Makhachev ka mbajtur titullin në kategorinë e lehtë dhe ka shtatë fitore në luftërat për titull. Ai vazhdon të dominojë pavarësisht kategorisë.