Luftëtari më i njohur shqiptar në UFC, Ilir Latifi, do të kthehet në kafaz më 5 qershor. Latifi do të përballet me kanadezin Tanner Boser në ngjarjen që pritet të mbahet në Las Vegas.
Latifi përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar luftën me Bosser.
UFC-ja është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera (MMA).
Latifi 37-vjeçar, së fundi në kafaz ishte paraqitur më 20 shkurt të vitit të kaluar. Kishte humbur nga Derrick Lewis në luftën e kategorisë së rëndë. Latifi në fakt ka humbur tri luftërat e fundit dhe synon rikthimin te fitorja. Edhe meçi i 5 qershorit do të jetë në kategorinë e rëndë.