Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ilir Latifi tërhiqet nga meçi me Oleinikun

Luftëtari i Arteve Marciale të Përziera, Ilir Latifi, është tërhequr nga meçi i planifikuar për sonte kundër Aleksei Oleinikut në UFC Columbus në kategorinë e rëndë.

“Për shkak të një sëmundjeje jo të lidhur me COVID-19, Ilir Latifi është tërhequr nga përballja e tij me Aleksei Oleinik në UFC Columbus sonte”, thuhet në njoftimin e UFC-së në Twitter. 

UFC-ja është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Latifi ishte gati të bënte paraqitjen e parë në vitin 2022, pasi lufta e tij me Alexander Romanov u anulua për arsye të pazbuluara në muajin shkurt. Latifi ka bilanc prej 15 fitoreje, kundrejt tetë humbjeve në MMA dhe bilanc 8:6 në UFC.

Latifi 38-vjeçar, është nga Kosova, ndërsa është rritur në Suedi. Ai së fundi në kafaz u paraqit më 5 qershor. Fitoi ndaj Tanner Boser me vendim të gjyqtarëve. Fitorja erdhi pas tri humbjeve rresht në UFC. Me gjithë fitoren, Latifi nuk doli pa pasoja nga kafazi. Ai pësoi dëmtim të rëndë të syrit nga një goditje që mori. Kishte telashe me shikim për disa javë pas duelit.