Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luftëtari “i kafazit” premton mbrëmje të UFC-së për shqiptarët

Ilir Latifi është luftëtari i vetëm shqiptar në UFC, serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera (MMA). Ai shpesh në intervista ka thënë se është përfaqësues i shqiptarëve në "Ultimate Fighting Championship".

Latifi po marshon drejt majave të UFC-së, por ai ka vendosur të bëjë hap tutje. Ka premtuar se do të sjellë UFC-në te shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

"Në të ardhmen do ta sjell UFC-në edhe në atdheun tim", është njoftimi i shkurtër i Latifit, i bërë publik në profilet e tij nëpër rrjetet kryesore sociale. Luftëtari i kafazit nuk ka dhënë më shumë detaje.

Latifi 34-vjeçar është i lindur në Malmo të Suedisë, por ka prejardhje nga Kosova. Njoftimin për të sjellë UFC-në në atdhe e ka bërë në gjuhën shqipe. Ka vendosur një fotografi të tij me shqiponjën dykrenare në prapavijë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).