Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është figura e fundit që akuzohet për ryshfet në lidhje me pagesat e supozuara të bëra ndaj një zyrtari të arbitrave. Barcelona është nën hetim për këtë çështje për shkak të pagesave të bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të shoqatës së arbitrave, Enriquez Negreira.
Klubi thuhet se ka filluar ta paguajë për Negreiran nga viti 2001 deri në vitin 2007, por statuti i kufizimeve për këto shkelje të supozuara ka skaduar. Deri më tani, Barça ka qenë nën hetim për gjithsej 33 pagesa në total prej 1.6 milionë eurove të bëra ndaj një kompanie në pronësi të Negreiras midis viteve 2016 dhe 2018.
Megjithatë, hetimi mund të shkojë deri në vitin 2008, rreth kohës së mandatit të parë të Laportas si president i Barcelonës. Laporta tani është përfshirë në skandal përkrah ish-presidentëve të Barçës, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, si dhe ish-drejtorëve Oscar Grau dhe Albert Soler.
Gjyqtari Joaquin Aguirre ka deklaruar se kishte “më shumë se tregues të bollshëm që Laporta kreu të njëjtat veprime si presidentët e mëvonshëm”, duke i paguar “shuma të mëdha parash” për Negreiran.
Megjithatë, për Laportan dhe kolegët e tij zyrtarë të Barcelonës, periudha për të cilën mund të ndëshkohen është vetëm 10 vjet, që do të thotë se hetimi mund të shqyrtojë pagesat duke filluar nga viti 2008 deri në vitin 2018.
Pagesat thuhet se janë rritur nga 70 mijë në 700 mijë euro në vit për 18 vjet derisa Negreira dha dorëheqjen nga posti i tij dhe gjyqtari ka pretenduar se Barcelona gjatë kësaj kohe ka marrë trajtim preferencial nga zyrtarët.
-
Barcelona përballet me akuza për korrupsion
-
Policia spanjolle bastis federatën shkaku i Barcelonës, që po akuzohet për ryshfet
-
Barcelona akuzohet për ryshfet në rastin Negreira
-
Akuza ndaj presidentit të La Ligas për rastin “Negreira”
-
Gjykata spanjolle paralajmëron se Barça mund të ketë përfituar nga ndihma e gjyqtarëve