Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona përballet me akuza për korrupsion

Barcelona po përballet me akuza për korrupsion lidhur me pagesat që klubi i bëri Jose Maria Enriquez Negreira, një ish-zëvendës president i komitetit të gjyqtarëve të Spanjës.

Muajin e kaluar doli se Barca i ka paguar Negreiras dhe një kompanie që ai zotëron një total prej 8.4 milionë eurosh midis viteve 2001 dhe 2018.

Një gjykatë e Barcelonës dëgjoi të premten se Barça, ish-zyrtarët e klubit dhe Negreira ishin paditur për "korrupsion", dhe "shkelje të besimit".

Këto padi, të ngritura nga prokuroria publike e Barcelonës, synojnë klubin, si dhe ish-presidentët, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell.

“FC Barcelona mbajti një marrëveshje verbale rreptësisht konfidenciale me Jose Maria Enriquez Negreira, në mënyrë që, në cilësinë e nënkryetarit të komitetit teknik të arbitrazhit (CTA) dhe në këmbim të parave, ky i fundit të kryejë veprime që synojnë përfitimin e FC Barcelona”, ka deklaruar prokuroria publike.

Shefi ekzekutiv i La Ligës, Javier Tebas tha muajin e kaluar se presidenti aktual Joan Laporta duhet të japë dorëheqjen nëse nuk ishte në gjendje të shpjegonte pagesat.

Edhe Laporta akuzohet për ryshfet në çështjen Negreira Sport Laporta akuzohet për ryshfet në çështjen Negreira

Laporta u përgjigj duke thënë se nuk do t'i japë Tebas "atë që do të donte duke u larguar" derisa akuzat vijnë tre ditë pasi Laporta këmbënguli se klubi i tij "nuk kishte blerë kurrë gjyqtarë".

“Le të jetë e qartë që Barça nuk ka blerë kurrë gjyqtarë dhe Barça nuk ka pasur kurrë qëllim të blejë arbitra, absolutisht kurrë”, tha ai të martën.