Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Akuza ndaj presidentit të La Ligas për rastin “Negreira”

Rasti i “Negreiras” ka qenë më i përfoluri në futbollin spanjoll në shtatë muajt e fundit, qëkur doli lajmi për marrëdhënien mes Barcelonës dhe Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

Barcelona po hetohet për korrupsion sportiv, edhe pse ishte raportuar se ende nuk ka asnjë provë për këtë rast.

Tani ka akuza për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, i cili ka qenë shumë i zëshëm në këtë çështje.

Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se ai po akuzohet për dhënien e informatave të rreme në Prokurori, që janë përdorur për ta dëmtuar Barcelonën.