Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjykata spanjolle paralajmëron se Barça mund të ketë përfituar nga ndihma e gjyqtarëve

Një gjykatë spanjolle tha se skuadra e madhe e futbollit, Barcelona mund të ketë përfituar për gati dy dekada nga “korrupsioni i mundshëm sistematik” brenda komitetit të arbitrave të vendit. Kështu treguan dokumentet e gjykatës, ka njoftuar të martën Reuters.

Gjyqtari hetues Joaquin Aguirre Lopez tha se ai besonte se çdo skuadër tjetër e La Ligas që luajti kundër Barcelonës midis viteve 2001 dhe 2018 - kur klubi bëri pagesa të supozuara për një kompani në pronësi të një zyrtari të lartë të arbitrave - mund të ishte dëmtuar nga skema e supozuar dhe mund të ndërmarr veprime ligjore.

Në mars të këtij viti, prokurorët paraqitën një ankesë për pagesat e pretenduara prej më shumë se 7.3 milionë euro përgjatë 17 vjetëve për firmat në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, i cili ishte nënkryetar i komitetit të arbitrave të federatës së futbollit (CTA) nga viti 1993 deri në vitin 2018.

Rivali kryesor i Barçës, Real Madridi, i ishte bashkuar prokurorisë në këtë proces si palë e dëmtuar.

“Sipas logjikës së pastër supozohet se FC Barcelona nuk do t'i paguante zëvendëspresidentit Negreira rreth 7 milionë euro që nga viti 2001, nëse nuk do të përfitonte prej tij”, tha Aguirre në vendimin e së martës duke refuzuar apelimin e Barçës kundër pjesëmarrjes së Real Madridit në ankesë.

Edhe Laporta akuzohet për ryshfet në çështjen Negreira Sport Laporta akuzohet për ryshfet në çështjen Negreira

Ekipet e tjera të kategorisë së parë mund të jenë dëmtuar gjithashtu, tha ai, nëse vërtetohet se CTA-ja caktoi gjyqtarë në ndeshje të caktuara sipas kritereve që nuk lidhen me cilësitë e tyre teknike. Ish-zyrtari i arbitrave, Negreira nuk ka reaguar në lidhje me këto hetime. Ndërsa, reagime të menjëhershme nuk ka pasur as nga Barcelona, e as nga Real Madridi.

“Në çdo rast, ne po përballemi me një formë të re të një ndëshkimi të mundshëm të paligjshëm për gjyqtarët e futbollit”, shtoi ai.