Trajneri Frank Lampard do të vazhdojë ta udhëheqë Chelsean deri në fund të këtij sezoni pavarësisht se skuadra e tij pësoi tjetër humbje, kësaj radhe nga Brentfordi të mërkurën mbrëma.
Lampardi është trajneri i katërt që e ka marrë drejtimin e skuadrës gjatë kampanjës debutuese të pronarit të ri Todd Boehly.
Kështu ka shkruar të enjten mediumi “Sky Sports News”. Lampardi mori drejtimin e ekipit më 6 prill të këtij viti. Humbja e të mërkurës mbrëma ishte e pesta në po aq ndeshje për trajnerin Lampard.
Në verë, në krye të “bluve” të Londrës mund të vijë trajneri Mauricio Pochettino, që shihet favorit për postin e trajnerit të këtij ekipi.
Artikuj të ngjashëm