Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampard shumë afër Chelseat

Frank Lampard pritet të zyrtarizohet si trajner i Chelseat, në ditët në vazhdim.

Ish-futbollisti anglez do të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”, pas largimit të Maurizo Sarrit.

Sipas medieve angleze Lampard, është pajtuar që nga sezoni i ri të drejtojë ish-skuadrën e tij me të cilin ekip luajti për 13 vite.

Lampardi, edicionin që lamë pas drejtoi Derbyn në Championship.