Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampardi zyrtarizohet trajner i ri i Chelseat

Klubi anglez, Chelsea e ka bërë zyrtare trajnerin e ri.

Frank Lampard ishte një ndër lojtarët më të mëdhenj në botë dhe tash ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Chelsean.

Ai tha se është shumë i lumtur që është rikthyer në “Stamford Bridge”, si trajner.

“Jam shumë krenar që u riktheva në klub si trajner i ri i Chelsean, të gjithë e dinë dashurinë që kam për këtë klub, fokusimi im është të bëjë më të mirën në sezonin e ardhshëm, jam këtu për të bërë një punë të madhe dhe nuk mund të pres derisa të fillojë sezoni”, deklaroi ai.

Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia tha se është kënaqësi ta pres në ekip Lampardin si trajner, transmeton KosovaPress.

Edhe Lampard për tri vjet në krye të Chelseat Sport Lampard për tri vjet në krye të Chelseat

“Është një kënaqësi që Lampardi është trajneri jonë dhe sezonin e kaluar ai e ka dëshmuar që është një ndër trajnerët më të mirë të ri në lojë”, deklaroi ajo.

"Lampardi ka mësuar nga shumë trajnerë të fortë në histori të futbollit, dhe besoj që do të bëjë më të mirën".