Los Angeles Clippers e ka shënuar fitoren e gjashtë rresht.
Në duelin e fundit mposhti skuadrën e Miami Heat me rezultatin 112:109.
Paul George realizoi 27 pikë, teksa Reggie Jackson shtoi 22 pikë të tjera për kalifornianët.
Miami ishte duke udhëhequr me 17 pikë gjatë periudhës së parë të lojës dhe e mbajti avantazhin 58:56 pas pjesës së parë. Por e humbi epërsinë në nisje të çerekut të fundit, 86:78.
Epërsia e Clippersit ishte vetëm një pikë 108:107, 15.7 sekonda para fundit, por Duncan Robinson i Miamit e humbi tentimin për tri pikë dhe në fund LA Clippers iu gëzua fitores.
Indiana Pacers fitoi 111:100 kundër Utah Jazzit, në ndeshjen ku katër lojtarë u perjashtuan nga loja në çerekun e katërt.
Qendra e Pacersit, Myles Turner, pati kacafytje me Rudy Gobertin e Utahs, ndërsa ata u ndanë nga lojtarët e të dyja ekipeve, të cilët ishin të përfshirë në këtë ngjarje po ashtu.
Nga loja u larguan edhe Donovan Mitchell dhe Joe Ingles të Utahs.
Toronto Raptors ishte duke u mposhtur 57:52 në pjesën e parë nga Philadelphia 76ers, por në fund triumfoi 115:109.
Fred VanVleet shënoi 32 pikë për Raptorsin, përfshirë trepikëshin e realizuar 24.8 sekonda para fundit të duelit.