Prishtina do të takohet sonte me Norrkopingun, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Ligës së Evropës, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kohavisioni nga burime brenda klubit kryeqytetas, merr vesh se trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi ka vendosur të ketë disa ndryshime në formacionin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë portë, do të jetë përsëri Alban Muqiqi.
Në mbrojtje, Lorik Maxhuni do të startojë në krahun e djathtë, ndërkaq në qendër Armend Dallku do ta ketë afër Debatik Currin i cili në ndeshjen e parë luajti në mesfushë. Ndryshim do të ketë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ku në vend të Mërgim Nezirit, do të luajë Liridon Leci.
Në mesfushë, Diar Miftaraj do të luajë nga minuta e parë, bashkë me Mërgim Pefqelin, kurse i vetmi që luan edhe sonte startues në këtë pjesë të fushës, është Lorik Boshnjaku i cili ishte titullar edhe në ndeshjen e parë.
Ndërkohë, treshja e sulmit, do të përbëhet nga Basit Khalid, i cili do ta ketë përkrahjen e Makendës dhe Liridon Fetahajt. Ky i fundit nuk luajti nga minuta në ndeshjen e parë.
Dihet që Prishtina është deklasuar në ndeshjen e parë me rezultat 5:0.
Prishtina – Norrkoping, zhvillohet sonte dhe nis në ora 20:00.
Formacioni i Prishtinës:
Alban Muqiqi, Lorik Maxhuni, Debatik Curri, Armend Dallku, Liridon Leci, Lorik Bushnjaku,Diar Miftaraj, Mërgim Pefqeli, Liridon Fetahaj, Makenda dhe Basit Khalid.