Trajneri Arsim Thaqi ka bërë tri ndryshime në formacion nga fitorja 2:1 ndaj Sheriff Tiraspolit në kryeqytet javën e kaluar.
Fitorja nuk i mjaftoi Prishtinës për të avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës dhe u bart në Ligën e Konferencës.
Në rrethin e dytë takohet me Larnen e Irlandës së Veriut në udhëtim në ndeshjen e parë.
Përveç Nikës në portë, ndryshimet janë edhe në mbrojtje ku titullarë do të jenë Shaletiq dhe Vitina. Mbrojtjen e kompleton Boueye dhe Limani.
Në mesfushe luajnë Taipi, Namani dhe Muja, ndërsa në sulm kapiteni Kryeziu, i përkrahur nga Veliu dhe Baftiu.

Tjetër mundësi e lëshuar nga Prishtina
Prishtina pati rast të artë për të kaluar në epërsi ndaj Larnes në minutën e 64-t.
Pas harkimit të Valmir Veliut, Leotrim Kryeziu gjuajti me kokë, por portieri kundërshtar e priti gjuajtjen e parë të kapitenit. Kryeziu edhe pas topit të kthyer u ndal nga portieri kundërshtar.
Pas topit të kthyer sërish në zonë, Gjelbrim Taipi tentoi me të djathtën, por një mbrojtës i Larnes e largoi topin nga vija e portës.
Ishte mundësia më e mirë për Prishtinën.
Prishtina would've been playing against Utrecht tonight if they had better finishing skills... pic.twitter.com/NqgI8UF1ah
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 24, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë
Pjesa e parë e ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Larnes dhe Prishtinës është mbyllur pa gola.
Loja ishte e hapur dhe të dyja ekipet patën mundësi për shënim.
Pas 12 minutash lojë, Dan Bent i Larnes për pak sa nuk realizoi pas pasimit të Dylan Sloanit. Por ishte portieri Ardit Nika që doli nga porta me kohë dhe ndali rrezikun.
Menjëherë në aksionin vijues, Prishtina rrezikoi me Blend Baftiun. Baftiu gjuajti me kokë pas harkimit të Valmir Veliut nga krahu i majtë, por tentimi ishte qendror për portierin Rohan Ferguson.
Si Nika ashtu edhe Ferguson patën punë në pjesën e parë.
Ardian Limani, Leotrim Kryeziu dhe trajneri Arsim Thaqi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në pjesën e parë te “bardhekaltrit”.
Sa u përket tentimeve për gol, gjashtë i patën vendësit krahas dy të mysafirëve.
Larne e Irlandës së Veriut i kishte tri goditje nga këndi.
Prishtina me mundësinë më të mirë
Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.
Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut. Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.