Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Italisë po e shijon të qenët në qendër të vëmendjes

Stinori në ligë është duke shkuar keq dhe klubi është eliminuar nga Evropa tashmë. Por, pa shqetësime, aty gjithmonë është Kupa e Italisë.

Gara e Kupës së Italisë shpesh shihet nga top-skuadrat thjeshtë si një çmim ngushëllimi, nëse gjërat shkojnë keq në frontet tjera.

Kur çdo gjë shkon keq, atëherë fitimi i Kupës së Italisë e “shpëton stinorin” dhe hap derën për në Ligën e Evropës, shkruan agjencia Reuters.

Gara shpesh e pa dëshiruar po e shijon momentin e të qenët në qendër të vëmendjes. Do të rifillojë të premten, pas një pushimi tremujor shkaku i koronavirusit, ku do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të premten dhe të shtunën. Finalja do të luhet të mërkurën e ardhshme. Futbolli në Itali është pezulluar nga marsi shkaku i pandemisë. Serie A do të rifillojë më 20 qershor.

Në ato ndeshje do të paraqiten katër klubet më të mëdha të Italisë – Juventusi, Milani, Interi e Napoli. Mirëpo, nuk është dashur të bëjnë shumë punë për të arritur deri në këtë fazë.

Secila skuadër është dashur të luajë vetëm dy ndeshje, secila në shtëpi, për të arritur në gjysmëfinale, fal formatit që është caktuar për të evituar momentet e befasive të mëdha siç ndodhin në Kupën e Anglisë apo të Francës.

Në versionin italian, tetë skuadrat e para në Serie A nga edicioni i kaluar nuk futen në Kupë deri në fazën e 1/8 së finales, në të cilën fazë kluet e vogla vetëm se eliminohen.

Vetëm 78 klube marrin pjesë në Kupën e Italisë, nga të cilat 38 janë nga divisionet që janë më poshtë se dy rangjet e para. Krahasuar në FA Cup të Anglisë marrin pjesë 735 klube nga gjitha nivelet.

Kur skuadrat e Serie A përballen me ato të rangjeve më të ulëta atëherë automatikisht luajnë ndeshjen në shtëpi, për të reduktuar gjasat për një befasi.

Edhe Me pesë ekipe në gjysmëfinale të garave evropiane, futbolli italian është rikthyer Sport Me pesë ekipe në gjysmëfinale të garave evropiane, futbolli italian është rikthyer

Por, asnjëri nuk do të ankohet nëse e fiton trofeun, e veçanërisht Milani që titullin e fundit të madh e fitoi në vitin 2011, kur ngadhënjeu në Serie A. E po ashtu as Napoli i drejtuar nga Gennaro Gattuso, që në kampionat nuk është në pozitë të mirë.

Transmetuesi shtetëror Rai po ashtu e vlerëson këtë, dhe është pajtuar të paguajë 35.5 milionë euro për të drejtat vendore nga viti 2018 deri më 2021.

Juventusi e pret Milanin në Torino të premten, ndërsa ndeshja e parë në Milano përfundoi 1:1. Ndërkohë Napoli të shtunën e pret Interin. Napoli fitoi 1:0 në udhëtim në ndeshjen e parë.